“Shkërrmoqet” banda shqiptaro-italiane, arrestohen 9 persona, mes tyre edhe shqiptarë (VIDEO)

Antimafia Italiane e Leçes në bashkëpunim me Guardia Di Finanza e Brindizit kanë përfunduar me sukses operacionit të koduar “San Silvestro 2018”. Pas këtij operacioni janë proceduar 9 persona mes tyre edhe shqiptarë.

Sipas mediave italiane nga këto urdhëra arresti 5 janë lënë në burg dhe katër prej tyre me arrest shtëpie.

Gjatë hetimeve të operacionit e deri më sot në ekzekutimin e tij janë sekuestruar 3750 kg marijuanë, 50 kg hashash, 1 kg kokainë, 1 kg heorinë, 6 mjete lundruese e 3 autovetura.

Hetimet e operacionit janë ekzekutuar në sinergji me repartin e Guardia di Finanza në Durrës dhe me autoritetet e policisë shqiptare, ku është zbuluar se shtetasit shqiptarë banues në Itali, organizonin vendosjen e kontakteve mes prodhuesve të marijuanës në Shqipëri e grupit të trafikantëve në Itali.


Shtuar 27.05.2020 10:01