U infektua me koronavirus, ish-deputeti i PS bën apelin e rëndësishëm

Sot u njoftua se ish-deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Toçi është infektuar me Covid-19.

Përmes një shënimi në facebook, presidenti i shtëpisë botuese TOENA thotë se pas disa ditësh në gjendje jo të mirë shëndetësore, vendosi të bëjë tamponin dhe si duket ka rezultuar pozitiv.

Të lidhura

None found

Ai thotë se familjarët e tij kanë rezultuar të gjithë negativë, teksa i bën thirrje personave që e kanë kontaktuar fizikisht me të javën e fundit, të kujdesen për shëndetin e tyre dhe të bëjnë tamponin për t’u siguruar.

Statusi i plotë

I PREKUR NGA COVIDI

Dua të njoftoj miqtë e mi, të afërmit dhe të njohurit e shumtë se pas disa hamendjesh e dyshimesh për shkak të një gjendje dobësie shëndetësore vendosa të bëj provën e tamponit nëse kjo vinte nga prekja e sëmundjes së shekullit, Covid-19.

Dhe rezultova pozitiv:-(

Pas kësaj, unë dhe familjarët e mi, edhe pse ata nuk rezultuan si unë të prekur, iu nënshtruam vetëkarantinimit, për të mbrojtur jetët tona dhe të të tjerëve, por dhe në zbatim të ligjit, transparencës e në emër të moralit qytetar.

Sot, 5 ditë pas jetës në karantinë i izoluar në shtëpi, vendosa t’u drejtohem intitucioneve të specializuara të kujdesit shëndetësor për ta ndjekur gjendjen time shëndetësore, me besimin e plotë në kujdesin dhe aftësitë e tyre profesionale e humane.

U bëj thirrje të gjithë atyre njerëzve që puna, shoqëria apo rastësia i ka bërë të kontaktojnë me mua këtë javën e fundit, të shkojnë e të bëjnë me domosdo provën e tamponit, për t’u siguruar se janë negativ, për të mbrojtur veten, familjet e tyre, të afërmit dhe gjithë shoqërinë tonë!

Duke besuar në mirkuptimin dhe vlërësimin e këtij njoftimi jo të këndshëm, ju ftoj të bëni të gjitha përpjekjet për vlerësimin dhe zbatimin e masave me rreptësi dhe rigorozitet për t’u mbrojtur nga kjo flamë, sepse unë që po e provoj ju garantoj se nuk është thjesht një lojë dhe as ekzagjerim i situatës, siç thuhet jo rrallë me mendjelehtësi të çuditshme dhe naive.

Lutem për ju të gjithë, miqtë e mi, që të mos ta provoni këtë situatë, por çdo gjë varet nga secili prej jush!


Shtuar 17.07.2020 21:41

jojobetjojobetcasibomcasibompokerklas girişmatbet