U ekzekutua mes natës: 1 vrasje e 2 plagosje, si viktima ngriti biznese mes Tiranës dhe pse në kërkim?

Një atentat mafioz ka ndodhur në Tiranë rreth një orë më parë ku është ekzekutuar me armë zjarri, dyshohet silenciator, shtetasi Hekuran Billa, 40-vjeç.

Viktima është një emër i njohur nga drejtësia shqiptare dhe ajo angleze ku ndaj tij është dhënë dhe një dënim i përjetshëm për ekzekutimin e një të të riu në Angli.

Burimet bëjnë me dije se ai njihej edhe me emrin Herland Bilali ndërkohë që ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për larje hesapesh.

Billaj akuzohet se ka ekzekutuar në vitin 2016 në Britaninë e Madhe një 22-vjeçar me emrin Prel Marku të cilin e ka qëlluar me plumb në kokë duke i marrë jetën në vend.

Billa është akuzuar edhe për prostitucion ndërsa njihet si autori i dy plagosjeve të tjera në Londër.

40-vjeçari ishte dënuar nga drejtësia angleze me burgim të përjetshëm,. Por ajo çfarë është e habitshme ka të bëjë me faktin se ai kishte krijuar në kryeqytet një biznes privat shumë të njohur ndërkohë ishte në kërkim ndërkombëtarisht për krime të rënda.

Mësohet se viktima njihej në Tiranë si “kuksiani i makinave më qera”, biznes të shpërndarë në 3 pika.

Njoftimi i policisë:

Më datë 11.06.2020, rreth orës 22:00, tek Komuna e Parisit në rrethana ende të paqarta është vrarë më armë zjarri shtetasi H.B., 40 vjeç, i cili po qarkullonte me mjetin e tij.

Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit.

Menjëherë është ngritur Grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe sekuestrimin e çdo prove të vlefshme qê do çojë në identifikimin e autorit. /albeu.com/


Shtuar 11.06.2020 21:09