U arratis nga komisariati, aventura e “dhunuesit” zgjat vetëm disa metra

Vetëm pak minuta ka zgjatur aventura e të arrestuarit i cili u largua nga Ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Mësohe se personi ka tentuar të arratiset përgjatë rrugës “Myslym Shyri” dhe policët i janë vënë pas.

Arratia e tij ka zgjatur vetëm 10 metra larg institucionit, pasi u kap nga forcat “Shqiponja”.

Burimet pranë komisariatit bëjnë me dije se ky shtetas ishte shoqëruar në polici për akuzën “dhunë në familje”.


Shtuar 25.09.2020 14:16