Tregtari i kujton Ramës të vërtetën: Jeni ju shërbëtorët tanë

Vazhdojnë akoma pakënaqësitë e tregtarëve të cilët nuk marrin dot pagat e luftës.

Një përfaqësi prej 50 vetësh kanë dalë para tregut të mbyllur dhe kërkojnë të drejtat e tyre, që iu janë premtuar.

Ata thonë se kanë paraqitur edhe kërkesë me shkrim në autoritetet përkatëse, por ende nuk kanë marrë përgjigje.

“Zoti kryeministër kemi 40 ditë që na keni mbyllur tregun. Nuk po kërkojmë asgje tjetër vecse fjalën e ministrit Ahmetaj. Ai me buzeqeshje të ëmbël tha se do ta merrnim pagën e luftës. Pse ju z. ministër talleni me ne. A mos vallë ju dukemi se jemi yzmeqarët tonë, e keni gabim ju jeni shërbetorët tane. Ne na refuzuan me motivacionin që mund të punojmë, kur ndërkohë kanë vendosur që ta mbyllin.”- tha një tregtar.


Shtuar 17.04.2020 13:24