Tre në terapi intensive, si paraqitet situata e pacientëve me koronavirus

Sot është shënuar numri më i ulët i rasteve ditore pozitive, vetëm 4 të tilla, e përllogaritur në 8 javët e fundit.

Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 872 qytetarë.

Fatmirësisht, 654 qytetarë janë shëruar, ose 75% e të gjithë të prekurve.

Në të gjithë vendin aktualisht janë 187 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz.

Sipas ministrisë, situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 28 pacientë dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive. Prej më shumë se 10 ditësh nuk kemi asnjë humbje jete.

Me pak se 15% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet Covid, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes.
Nga fillimi i epidemisë, deri tani, në vendin tonë janë kryer 11089 testime, nga të cilat, 10559 janë testime molekulare dhe 530 janë testime serologjike.


Shtuar 11.05.2020 09:23