Tre gardistëve i merret tamponi, dyshimet për COVID-19

Tre gardistë janë vetëizoluar nëpër shtëpi për shkak se dyshohet se janë infektuar me COVID-19.

Ata kanë shfaqur simptoma të koronavirusit, ndaj edhe janë testuar, ndërsa përgjigjet nuk kanë dalë akoma.

Megjithatë, theksohet se radistët janë personel shërbimesh mbështetëse, jo shoqërues të politikanëve apo institucioneve.

Pak ditë më parë shoqëruesi i kryebashkiakut Veliaj ishte infektuar me COVID-19 ndërsa sot, u tha për dy gardistë në Kryeministri.

Akoma nuk ka një reagim nga institucioni.


Shtuar 16.06.2020 13:43