Gerrard respekt maksimal për Klopp: Liverpool duhet t’i ndërtojë një statujë

Liverpool do të konfirmohet si kampioni i ri i Premierligës, nëse merr gjashtë pikë nga nëntë ndeshjet e fundit të sezonit 2019/20.

Skuadra e Klopp kishte krijuar një epërsi të pakontestueshme prej 25 pikësh ndaj vendit të dytë Manchester City përpara se koronavirusi të bllokonte futbollin në mars.

“Duke u ulur këtu, duke bërë këtë intervistë tani, unë mendoj se Jurgen Klopp është menaxheri më i mirë në botë”, tha ish-mesfushori i Reds për The Athletic.

“Unë e di se ka shumë menaxherë të suksesshëm. Pep Guardiola është i jashtëzakonshëm. Carlo Ancelotti është gjithashtu i jashtëzakonshëm. Unë mund të përmendja shumë më tepër”.

“Duke pasur përvojën e të qënit menaxher për dy vitet e fundit, ju e kuptoni se sa e vështirë dhe sfiduese është puna. Nuk kam asgjë tjetër përveç respekt për Jurgen. Liverpooli duhet të kishte nisur punën tashmë për ndërtimin e një statuje për të”, deklaroi anglezi.


Shtuar 16.06.2020 13:49