“Ti ke vilë, unë nuk kam”, lihet në burg 33-vjeçari që vrau mikun

Gjykata e Gjirokastrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”, për Mihal Thimjon, i cili akuzohet se ka vrarë tre ditë më parë mikun e tij Gëzim Saraçin.

I arrestuari i ka qëndruar deklarimeve të tij të mëparshme, kur ka thënë se mes tyre kishte ndodhur një konflikt i çastit dhe e ka qëlluar viktimën për vetëmbrojtje.

“Më shau dhe ofendoi, më qëlloi dhe e qëllova”.

Këto janë fjalët që ka thënë para grupit hetimor në Policinë e Gjirokastrës, Mihal Thimjo.

Thimjo ka deklaruar që viktima t’i ketë thënë në debat e sipër “ju kaurët e qelbur keni bërë me shume lekë se ne. Ti ke vilë trekatëshe, unë nuk kam”.


Shtuar 8.08.2020 09:40