“Ti e ndot fjalën grua”, rrjeti shpërthen kundër Spiropalit pas deklaratës për artistët

Elisa Spiropali bëri ditën e djeshme një deklaratë ku foli ashpër për artistët dhe ata që mbrojnë Teatrin.

“Teatri Kombëtar i Shqipërisë, do të ngrihet aty, më i fortë dhe më i bukur se kurrë. Nuk kemi patur teatër aty kanë qenë ca trushplarë e jo artistë’-tha ajo, por duket se ky epitet i ka kushtuar rëndë.

Rrjeti ka shpërthyer në komente negative ndaj Spiropalit pasi të gjithë janë ndjerë të sulmuar nga kjo deklaratë e pavend e ministres.

Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj, ka reaguar në instagram:“Po ik moj injorante Elisa Spiropali. U bëre ti të tregosh për artistat që kanë dhënë shpirt në atë teatër. Ik shko rri me kalamajt e ty, se për atë punë je. Mos u merr me kollosat e artit. Në vend të ngresh zërin për të drejtat e artistëve, ti han M… për artistat“, shkruan këngëtarja.

I ashpër ka qenë edhe reagimi i gazetares Atalanta Pasko, vajzës së shkrimtarit Mitrush Kuteli e cila e ka shënuar komentin e saj me një selfie (poshtë): “Nuk di a e shpreh fytyra ime tërë tmerrin që ndjeva ndërsa ndiqja fjalën e Spiropalit sot në Kuvend. E bëra foton sepse vura re që kisha mbetur e ngrirë, pikërisht kështu, edhe kur ligjërimi plot zjarr kishte mbaruar. Në kolonën zanore përfytyroni vetëm: pu-pu-pu…

Po si mundet, moj zonja deputete të shpërdorosh energjinë tënde rinore në banalitete të tilla e të bëhesh patericë injorantësh si ata që nënçmojnë vlerat e shumëanëshme të Kompleksit të Teatrove, ku ndodhet dhe Teatri Kombëtar?

Po si mundet, nqs qenke dhe arkitekte, të zgjedhësh, që në ligjërimin tënd t’u përgjigjesh vetëm politikanëve apo aktorëve dhe të shumëzosh me zero argumentat e sivëllezërve të tu arkitektë që kërkojnë të mos prishet ky kompleks, mes tyre më të ndriçuarit, të kulturuarit, të kthjelltit, arkitektit të nderuar Maks Velo?

Jo vetëm nuk iu përgjigje, ti, një arrogante burracake, por e përfshive atë dhe shumë të ndriçuar të tjerë në një grup që paskeni krijuar ju, që mburreni si “shumicë”, në grupin e “trushpëlarësve dhe trushpëlarëve”! Turp! Turp! Mos fol më pa letër, deputete Spiropali se improvizimi s’të bën mirë.

Ndërsa aktivistja Elona Caslli, ka shkuar edhe më tej se konflikti për artistat. Ajo e ka përshkruar Spiropalin si simbolin e femrës që mishëron imoralitetin, vjedhjen dhe paditurinë:

Mund të shkruaj gjatë, por po vendos të të them vetëm diçka. Në këtë qytet mbiemri yt është kthyer në krahasim. Kur dikush do të përshkruajë një femër, e cila mishëron imoralitetin, vjedhjen dhe paditurinë thotë- Ajo është si Spiropali. Mbiemri yt është pasaportë e llumit njerëzor. Ndaj, veç mëshirës për ty si femër nuk mund të ndihet gjë tjetër. Të quaj femër, sepse ti nuk mund të ngrihesh kurrë në nivelin e një gruaje. Ti e ndot fjalën grua, Spiropali. Post Scriptum- Ti përfaqëson atë çka një grua nuk duhet të jetë kurrë”.


Shtuar 15.05.2020 09:11