Tërmeti shkatërrues në Turqi, presidenti Meta përcjell ngushëllimet

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tij për tragjedinë e rëndë që ka prekur Turqinë.

“Të gjithë të lënduarve nga kjo fatkeqësi natyrore ju uroj shërim sa më të shpejtë.

Në këto momente tepër të vështira, unë dhe populli shqiptar jemi në krah Turqisë”- shkruan Meta, duke shprehur ngushellime per popullin turk dhe Presidentin Erdogan.

Reagimi i Metës

Me shqetësim dhe dhimbje të thellë po ndjek situatën në Turqinë mike, të goditur nga tërmeti tragjik.

Shumë i tronditur nga viktimat në njerëz, ju shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve e të dashurve të tyre, të gjithë popullit turk dhe Presidentit Recep Tayyip Erdoğan, duke u lutur që të mos ketë të tjera humbje jetësh.

Të gjithë të lënduarve nga kjo fatkeqësi natyrore ju uroj shërim sa më të shpejtë.

Në këto momente tepër të vështira, unë dhe populli shqiptar jemi në krah Turqisë mike! /albeu.com/


Shtuar 25.01.2020 07:40