Një tërmet me magnitudë 4.8 i shkallës Rihter goditi Kretën mesditen e se shtunës.
Mësohet se epiqendra e tërmetit ishte në lindje të Sitia.
Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, tërmeti u karakterizua i dobët dhe ndodhi në orën 13:22, ndërsa 13 minuta më vonë një tërmet tjetër me magnitudë 3.5 lëkundi të njëjtën zonë.
Tërmeti i fortë lëkund Kretën