Tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara, kapen dy turq në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar dy shtetas turq, pasi tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara.

Gjithashtu ndalohet 1 shtetas në kërkim, për veprën penale “Dhuna në familje”.

I. Y., 44 vjeç dhe A. S., 67 vjeç, të dy shtetas turq, u arrestuan pasi më datë 05.03.2020, në P. K. K. Durrës, kanë tentuar të kalojnë kufirin në drejtim të Italisë, me dokumente bullgare dhe greke të dyshuara si të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale ndaluan shtetasin: L. M., 44 vjeç, banues në Shkallnur, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve i pasaportave ose vizave”, “Falsifikimi i vulave stampave ose formularëve” dhe “Dhuna në familje”.


Shtuar 6.03.2020 07:47