Nuk pritej! William Levy dhe Elizabeth Gutierrez i japin fund martesës (FOTO LAJM)

William Levy dhe partnerja e tij, Elizabeth Gutierrez janë ndarë!

Mediat e huaja shkruajnë se dyshja prej muajsh ka pasur konflikte dhe po qëndrojnë bashkë vetëm për hir të fëmijëve.

Të lidhura

None found

William dhe Elizabeth flenë në të njëjtën shtëpi, por tani dhomat e tyre janë të ndara.

Dyshimet për ndarjen e tyre nisën pak kohë më parë dhe shkak u bë premiera e filmit “En brazos de un asesino”.

Ata u panë të zbrisnin nga makina të ndryshme dhe nuk qëndruan për asnjë moment bashkë.

Një burim për “TV Notes” ka treguar se ata nuk duan ta bëjnë publike ndarjen, pasi u shmangen skandaleve.

“Edhe pse ende nuk duan ta bëjnë publike, fatkeqësisht ata nuk janë më çift. Megjithatë për hir të fëmijëve ata jetojnë në shtëpinë e tyre në Miami, por flejnë në krevatë të ndarë, si dy të huaj”, tha burimi.

William dhe Elizabeth janë bashkë prej shumë vitesh dhe kanë 2 fëmijë.


Shtuar 6.03.2020 07:48