Takim me Ramën? Basha përgjigjet i prerë: Jo!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është pyetur këtë mbrëmje në emisionin “Opinion” nëse gjatë kohës së pandemisë ka pasur tentative për një takim të drejtpërdrejtë me kryeministrin Edi Rama.

Basha e mohoi diçka të tillë, duke thënë se Rama në vend të bashkëpunimit e sulmoi opozitën.

“Jo nuk kam patur asnjë tentativë. Pse duhet të kisha tentativë. Ju e keni parë vetë çfarë sjellje ka adoptuar. Kur ne propozonim masa ky dilte e shante në parlament.

Pastaj kur e pa se çfarë po ndodhte, në vend që të bënte një gjest prej shtetari doli e përhapi panik dhe duke zgurdulluar sytë thoshte do shkojmë për mish qeni, mish mace, arkivole, etj.”, shprehet Basha.

Kredemokrati ka thënë më tej:

“Është një regjim dhe regjimi nuk pret telefonat nga opozita. Opozita nuk e shfrytëzoi situatën për panik, pa një qeveri të papërgatitur dhe i propozoi një plan, jo se na intereson qeveria, sepse dështimi i qeverisë në ato momente do të kushtonte jetë dhe mirëqenie.” -/noa.al/


Shtuar 30.04.2020 21:24