Spiropali “del nga vetja” gjatë debatit live: Unë juve ju ha për mëngjes!

Një debat i ashpër është zhvilluar sonte në “OPEN” mes deputetes Elisa Spiropali dhe Endri Shabanit të “Nismës Thurje”.

“Me gjithë respektin, unë ju ju ha për mëngjes, me gjithë vota”- u shpreh Spiropali duke shkaktuar habi edhe në studio.

Pjesë nga debati:

Spiropali: Të njoh shumë mirë, Endri Shabani.

Shabani. Ju keni vjedhur kur ishit te dogana, 1.7 milion euro dëm i keni shkaktuar shtetit shqiptar.

Spiropali: Lërini këto shprehje populiste që s’na çojnë askund.

Shabani: E thotë KLSH-ja.

Spiropali: E çfarë hyn KLSh-ja kët. Jam e pastër se përndryshe do më kishte ndjekur prokuroria e PD-së.

Shabani: I keni nxjerrë kallajin këtij vendi.

Spiropali: Nuk dua të merrem me ty, se disa anëtarë të partisë tënde i kam pasur miq të Mjaft-i.

Shabani: Mos kini frikë nga votuesit.

Spiropali: Unë ju ha për mëngjes juve për vota.


Shtuar 24.09.2020 20:28