Spanja po arrin rekordet e Italisë, COVID-19 vetëm sot ka vrarë 462 shtetas

Spanja është shteti i dytë pas Italisë në Europë, ku koronavirusi po prek masivisht njerëzit duke marrë me qindra jetë njerëzish.

Vetëm ditën e sotme, në 24 orë, Ministria Spanjolle e Shëndetësisë ka lajmëruar se koronavirusi ka vrarë 462 persona.

Shifrat në shtetin spanjoll flasin për 33 089 pacientë të infektuar, për 2 355 pacientë që janë nën kujdes intensiv dhe 2182 të vdekur.

Ekspertët deklarojnë se kulmi i personave të infektuar ose të vdekur pritet që të arrihet këtë javë.


Shtuar 23.03.2020 18:58