Sot është drejt shërimit! Pacienti tregon shenjat e para të koronavisurit

Në Open në Top Channel po diskutohet për peshën e karantinës. Në fillim të emisionit u bë një lidhje telefonike me zotin Mark, një mik i afërt me pacientin 0 i infektuar me Covid-19. Marku tregoi sesi po e përjeton ai këtë situatë.

‘Jam infektuar nga miku im, ai që ne e njohim si pacienti 0. Bëra testin dhe rezultova pozitiv. Atëherë u vetëkarantinova në shtëpi. Jam 42 vjeç.

Kam kontaktuar me doktor Piperon që më tha të jem i qetë dhe do mund ta kaloj këtë situatë. Në 3-4 ditët e para kam pasur vetëm djersirtje.

Pastaj filloi temperatura. Kur kisha temperaturë merrja lëngje, paracetamol.

Tani kam vetëm një kollë të thatë, por që nuk është e bezdishme ashtu siç e përshkruajnë. Më ndihmoi familja shumë’- tha zotëria i infektuar.


Shtuar 17.03.2020 21:01