“Si ta përballojmë këtë?”, dedikimi prekës pas tragjedisë së çiftit shqiptar

Një tragjedi ka ndodhur paraditen e 31 dhjetorit në Australi. Një çifti ri shqiptarësh janë qëlluar për vdekje nga babai i vajzës.

Veton dhe Lindita Musai, 29 dhe 25 vjeçe janë qëlluar para shtëpisë së tyre në Yarraville, Melbourne, në orën 10.30 të së martës. Ndërsa pas krimit makabër Osman Shaptafaj, babai i vajzës tentoi të vriste veten.

Babai i vajzës ka shkuar në banesën e çiftit, të cilët një natë më parë kishin festuar përvjetorin e tyre të parë të martesës dhe qëlloi të bijën bashkë me të shoqin.

Ndërkohë në Facebookun e dhëndrit, ka shkruar Fatima Musait, e cila në një shkrim shoqëruar me disa foto të viktimave thotë se ka humbur vëllanë e saj të vogël dhe nuk po gjen forcë si ta përballojë këtë ngjarje tragjike.

“Jam plotësisht pa fjalë. Ne kemi humbur djalin tonë me sy blu. Jetët tona nuk do të jenë më kurrë njësoj tani. Vëllai im i mrekullueshëm, si do ta përballojmë ne këtë?

E vetmja gjë që më qetëson është të di se ti ike së bashku me Linditën, me dashurinë e jetës tënde. Një dashuri që ishte aq e rrallë. Ju do të jeni përgjithmonë në zemrën time, nuk mund të pres ditën kur të gjithë do të jemi bashkë përsëri. Të dua “cuca””. /albeu.com/


Shtuar 2.01.2020 14:20