Shqiptarët nuk lejohen të kthehen? Reagon ambasada greke në Tiranë

Ambasada greke në Tiranë reagon lidhur me informacionet që transmetohen prej mediave shqiptare për vështirësi me të cilat përballen qytetarë shqiptarë të cilët dëshirojnë të vijnë nga Greqia për në Shqipëri,

Kjo ambasadë sqaron se absolutisht në asnjë rast autoritetet greke nuk pengojnë daljen nga vendi të qytetarëve Shqiptarë që dëshirojnë të hyjnë në Shqipëri nëpërmjet pikave kufitare të kalimit Greqi – Shqipëri.

“Për më tepër, janë dekretuar amendime të posaçme që parashikojnë zgjatje të lejeve të qëndrimit që skadojnë brenda afatit kohor gjatë të cilit janë në fuqi masat e jashtëzakonshme”, thuhet në qëndrim.


Shtuar 31.03.2020 16:43