Pa fjalë! Humbi punën pas koronavirusit, i riu italian i jep fund jetës

Një i ri i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë pasi humbi punën pas izolimit nga COVID-19.

Viktima e ngjarjes tragjike të ndodhur këtë të diel në Carmagnola, në Itali ishte një student i sapodiplomuar.

“La Stampa” shkruan se i riu i diplomuar për gjuhë të huaja, vuante nga depresioni dhe prej disa ditësh, kompania ku punonte i kishte komunikuar ndërprerjen e bashkëpunimit.

Kjo pasi bazuar në dekretin e qeverisë, kompania kishte ndërprerë përkohësisht punën. /albeu.com/


Shtuar 31.03.2020 16:42