“Shqiponjat”, FNSH dhe RENEA në super aksion: Kapen 29 persona brenda pak orësh

“Shqiponjat”, FNSH dhe RENEA kanë ngritur 83 pika kontrollilidhr me goditjen e rasteve për fshehje apo përdorim të lëndëve narkotike.

Si rezultat i kontolleve janë sekuestruar tre armë të ftohta dhe disa doreza metalike e shkopinj bejzbolli që i mbanin drejues mjetesh me vete, si dhe sasi të vogla lëndë narkotike kanabis e doza me heroinë e kokainë.

Në të gjithë vendin janë arrestuar në flagrancë 29 shtetas, janë proceduar penalisht 6 të tjerë, si dhe janë ndaluar 2 shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Po gjatë kontrolleve, janë shoqëruar për verifikim në ambientet e Komisariateve të Policisë në të gjithë vendin 79 persona me precedent penal të mëparshëm dhe pa dokument identifikimi me vete.

Si dhe janë bllokuar për mungesë dokumentacioni 23 automjete në gjithë vendin .

Nndërkohë operacioni vijon teksa policia bën thirrje ndaj qyetarëve të denoncojnë çdo paligjshmëri duke garantuar anonimat të plotë.


Shtuar 20.09.2020 10:09