SHKUP/ Dy të vdekur gjatë grabitjes së armatosur, një nga viktimat një 22-vjeçar shqiptar

Përplasje me pasojë dy viktima në qytetin e Shkupit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm ka patur një tentativë për grabitje ku për pasojë dy persona kanë mbetur të vdekur.

Siç bën me dije Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut, njëri nga të vrarët është një 22 vjeçar nga Kosova.

“Më 15 shkurt të vitit 2020, në ora 04:47 të SPB Shkup, u denoncua se katër persona të armatosur kanë hynë në kazino në rr. ‘Magjistralja e Adriatikut’ në Shkup dhe kanë filluar të qëllonin ndaj të pranishmëve, duke goditur V.H. (22) nga Kosova, i cili ka vdekur në vendngjarje. Ndërsa, sipas denoncimit, B.N. (20) nga fshati Krushopek, Shkup, i angazhuar si sigurim privat në kazino, është goditur në kokë me kondak, pas së cilës ka ndërruar jetë. Sipas raportit, e kanë marrë qarkullimin ditor dhe janë larguar”, njofton Ministria e Brendshme në Shkup.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.


Shtuar 15.02.2020 17:02