Shkatërrohet banda e heroinës në kryeqytet, kush janë “të fortët” që u arrestuan në Kombinat

Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona si dhe ka proceduar në gjendje të lirë një të pestë.

Në pranga janë vënë Erjon Korteshi, Armand Gashi, Ardian Kanina dhe Genci Rapo. Mbi ta rëndon akuza e trafikimit të lëndëve narkotike, pasi gjatë aksionit të policisë i janë sekuestruar 5 doza heroinë dhe një shumë e konsiderueshme parash.

Gjithashtu gjatë këtij aksioni është proceduar në gjendje të lirë shtetasi H. SH., 33-vjeç.

Dyshohet se këta persona organizonin shpërndarjen e heroinës në Kombinat dhe në pjesë të tjera të kryeqytetit. Kujtojmë se pak ditë më parë edhe babai i Erjon Korteshit, Reshit Korteshi është arrestuar nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.


Shtuar 20.09.2020 09:56