Shifrat e fundit nga Italia: Pësojnë rënie, sa viktima u shënuan në 24 orë?

Janë zbardhur të dhënat e fundit nga COVID-19 në Itali.

Gjatë 24 orëve të fundit, koronavirusi merr 323 jetë në Itali duke e çuar numrin total të viktimave në 27.682.

Bëhet fjalë për një rënie shifrash, pasi një ditë më parë u regjistruan 382 viktima.

Ndërkohë në orët e fundit janë regjistruar 2.086 infektime të reja, teksa një ditë më parë u raportuan 2.091 raste.

Sakaq numri i të shëruarve në orët e fundit është rritur me 2.311 persona. /albeu.com/


Shtuar 29.04.2020 16:04