“Çfarë do bësh me futbollistët shqiptarë?”, Osmani ironizon Braçen: Arturit dhe Pjanic u leh qeni shtrirë (FOTO LAJM)

Pas Braçe shprehu zhgënjimin rreth lajmit të “Tuttosport” rreth hipotezave zëvendësimit të lojtarit të Juventusit Miralem Pjaniç me futbollistin e Barcelonës Artur, Osmani i ka tërhequr vëmendjen zyrtarit të lartë të qeverisë duke i kujtuar se shteti duhet të mbështesë financiarisht lojtarët “pasi 99% e tyre janë të varfër”.

Njëkohësisht, mbrojtësi korçar e ka mbyllur publikimin e tij në rrjetet sociale me ironi duke i kujtuar Braçes se Artur dhe Pjaniç janë lojtarë në kushte shumë të mira financiare sepse “qeni u leh shtrirë”.

“Erion Braçe, me ne futbollistët shqiptarë çfarë do bësh se 99% janë të varfër??? Pjaniçit dhe Arturit u leh qeni shtrirë!”, i drejtohet Osmani zv/kryeministrit Erion Braçe në rrjetin social “Instagram”.


Shtuar 29.04.2020 16:08