Sherr me thika, plagoset rëndë 17-vjeçari në Berat

Një sherr me thika ka përfunduar me plagosjen e rëndë të një 17-vjeçari në Berat.

Sipas burimeve zyrtare, specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat arrestuan në flagrancë të shtetasit K.Q., 18 vjeç, banues në Berat.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, pas një konflikti për motive të dobta ka goditur me mjete prerëse shtetasin E.H., 17 vjeç banues në Berat, duke i shkaktuar demtime të renda. Shtetasi E.H. ndodhet në Spitalin Rajonal të Beratit jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.


Shtuar 9.05.2020 07:39