SHBA vret gjeneralin e lartë iranian në një sulm ajror

Komandanti ushtarak më i fuqishëm i Iranit, gjeneral Qasem Soleimani, është vrarë nga një sulm ajror i SHBA në Irak.

62-vjeçari drejtoi operacionet ushtarake iraniane në Lindjen e Mesme si kreu i forcës elitare Quds Force të Iranit.

Pentagoni konfirmoi se është vrarë “me urdhër të Presidentit”, duke iu referuar Donald Trump.

Ai u vra në aeroportin e Bagdadit, mëngjesin e sotëm. Vrasja e gjeneralit Soleimani shënon një përshkallëzim të madh në tensionet midis Washingtonit dhe Teheranit.

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollahu Ali Khamenei tha se “hakmarrja e rëndë pret kriminelët” që qëndrojnë pas sulmit. Ai gjithashtu njoftoi tre ditë zie kombëtare.

Gjenerali Soleimani u pa gjerësisht si figura e dytë më e fuqishme në Iran pas Ajatollah Khamenei. Forca e tij e Qudsit, një njësi elitare e Gardës Revolucionare të Iranit, raportoi drejtpërdrejt te Ajatolahu dhe ai u përshëndet si një figurë heroike kombëtare.

Por ShBA i ka quajtur komandantë dhe terroristë të Forcës Quds, dhe i mban ata përgjegjës për vdekjen e qindra amerikanëve.


Shtuar 3.01.2020 07:50