Sëmundja po përhapet me shpejtësi, çfarë është menigokoksemia: Dyshohet se ka vrarë tre persona

Menigokoksemia është një sëmundje që transmetohet me shpejtësi nga një person i infektuar tek një i shëndetshëm dhe nëse nuk kapet në kohë çon deri në humbje jete.

Higjena maksimale është këshilla kryesore e mjekëve për të parandaluar sëmundjen.

Mos neglizhoni temperaturën e lartë, dhimbjet e forta të kokës apo muskujve, por kërkoni ndihmën e mjekut.

“Pas çdo rasti infeksioni mund të fshihet një infeksion tjetër. Nëse ka temperaturë të lartë, dhimbje të forta koke, nëse ndjehet shumë i këputur,. Të mos presë dy tre ditë në shtëpi para se të shfaqet në spital”, shprehet mjeku Tritan Kalo.

Me shenja të ngjashme si gripi shfaqet dhe menigokoksemia. Një sëmundje ngjitëse që nëse nuk kapet në kohë çon deri në humbje jete.

Semundja tregojnë mjekët përhapet me shpejtësi nga një person i infektuar tek një person i shëndetshëm përmes ajrit, spërklave dhe prekjes.

Në këtë situatë specialistët këshillojnë higjenë maksimale dhe paraqitje tek mjeku i familjes e nëse keni të tilla shqetësime.

“Në rastet kur ka ndodhur kjo gjë duhet të bëjmë profilaksi. Më mirë do ishte vaksinimi i popullatës. Kujdesi duhet të jetë shumë hertë më i madh sepse meningokoku transmetohet edhe nëpërmjet ajrit”, shprehet mjeku tjetër Gent Stromi, kurse Kalo sugjeron shkuarjen tek klinikat e lagjeve dhe jo në spitale sepse kështu rritet fluksi si edhe mundësia për të marrë infeksione të tjera.

Aktualisht shërbimi infektiv në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë po përballet me fluks të lartë pacientësh dhe për shkak të gripi dhe virozave në qarkullim. /abcnews.al


Shtuar 11.01.2020 08:44