Sa qytetarë kanë mposhtur koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 137 qytetarë kanë mposhtur koronavirusin.

“Gjatë 24 orëve të fundit, 137 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!”, shkruan ministrja Manastirliu, në facebook.

Ndërkohë pritet edhe përditësimi i plotë i situatës COVID-19 për 24 orët e fundit.


Shtuar 27.09.2020 14:01