Rudina Hajdari “xhindos” Ruçin, Rama braktis Kuvendin: Kemi 700 viktima pa fajtor!

Me të përfunduar fjalën kryeministri Rama, fjalën e ka kërkuar deputetja Rudina Hajdari e cila bëri një akuzë të rëndë për qeverinë në Shqipëri.

Hajdari akuzoi Ramën dhe deklaroi se nuk mund të flitet për Kosovën ndërkohë në vend ende nuk janë zgjidhur krimet e komunizmit në vend.

“Na preku të gjithëve, dhe për këtë nuk mund të themi asgjë. Por arsyeja se pse e mora fjalën është se zoti Rama mbajti një fjalim prej rreth një ore, më keq Fidel Castro që bën gjera makabre.

Nuk mund të flitet për Kosovën, pa folur për viktimat e komunizmit. Nuk mund të flitet për atë qindra mijëra vetë, mes tyre fëmijë. Më vjen keq që nuk i kemi gjetur ata xhelatë dhe t’i fusim në burgje. “- tha Hajdari.

Gjatë fjalës se ashpër të Hajdarit e cili akuzoi cdo kryeministër të ka kaluar Shqipëria, Rama braktisi Kuvendin ndërsa Gramoz Ruci, kryetari i Kuvendit reagoi po aq ashpër.

“Hipokrizia më e madhe në këtë Kuvend nuk është faj i Edi Ramës por i çdo kryeministri që ka qenë edhe më parë. Nuk mund të folët për Kosovën, pa folur për 7000 viktimat e komunizmit.

Të vjen keq që ne nuk i kemi gjetur ata xhelatë dhe ti fusim në burgje. Ne i kemi bërë gjëmën këtij vendi, atë që i ka bërë Serbia-Kosovës ia kemi bërë popullit tonë.

Duhet ta shikojmë të shkuarën siç është dhe të mos kemi turp të ngremë kokën lart dhe të themi të vërtetën para se të flasim për Kosovën”- vazhdoi ashpër Hajdari.

Ruçi: The fjalët më të gabuara zonja Hajdari, në kohën më të gabuar në vendin më të gabuar, unë jam dëshmitar okular i të gjithë kryeministrave dhe është një rast i pakrahasueshëm në çdo kohë. /albeu.com/


Shtuar 25.06.2020 14:32