“Rreze dielli që çan errësirën i vetëm”, komentuesi deliron në profilin e Ramës (VIDEO)

Kryeministri Rama ka postuar në rrjetin social Facebook ditën e sotme një video nga Bypassi i Fierit.

Por më shumë sesa video, ka bërë xhiron e rrjetin një koment që ka bërë një qytetar.

Komenti e ngre kryeministrin Rama në piedestal duke e quajtur një rreze drite, ndërkohë që një pjesë e komentuesve e kanë konsideruar këtë një koment aspak realist.

“Mirmingjez o rreze e drites qe can erresiren i vetem ..por i gjithi shkelqim ti je lider i lindur ti je drita shpresa me e madhe e kombit ti je truri dhe lokomotiva e zhvillimit te vendit idete e tua jane nje perle e madhe per kete vend ..qe brezat dhe historia do foli gjate ti je epoka me madhe shqiptare se bere epoke flet puna juaj me shume se sa shkruaj une eshte realitet nje ndryshim epokal i vendit me ju shqiperia zbukurohet se ka liderin me te madh ne historine shqiptare….edi rama”-ka shkruar personi. /albeu.com/


Shtuar 16.06.2020 11:25