Rëndohet bilanci nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar, 34 raste të reja

34 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas mediave britanike, 32 nga këto raste janë shënuar në Angli, ndërsa 2 rastet e tjera janë regjistruar në Skoci.

Nga këto, 4 pacientë rezultojnë të jenë infektuar brenda Anglisë, ndërsa 30 pacientët tjerë janë infektuar jashtë vendit.

Shumica prej tyre janë infektuar në Itali, e cila është kthyer tashmë në qendrën e koronavirusit në Evropë.

Deri më tani numri i total i të prekurve nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar ka shkuar në 85, prej të cilëve 80 janë shënuar brenda Anglisë, tre në Skoci, një në Uells dhe një në Irlandën Veriore.


Shtuar 4.03.2020 16:36