Meta i kërkoi dorëheqjen, ambasadorja amerikane dy orë takim me Gjonaj

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim, ka zhvilluar dy orë takim me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Ky takim vjen pak ditë pasi Presidenti Ilir Meta kërkoi dorëheqjen e ministres, për të cilën kreu i shtetit tha se ka shkelur ligjin për organizimin e Qendrës së Botimeve Zyrtare.

Mirëpo mësohet se ambasadorja Kim, i ka ofruar mbështetje ministres, duke e nxitur që të çojë përpara reformën në drejtësi.

Meta e akuzoi Gjonaj se urdhëroi botimin në Fletoren Zyrare të akteve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, duke thënë se nuk ka të drejtë të dërgojë për botim këto akte.


Shtuar 4.03.2020 16:32