Raporti i INSTAT: Sa përqind e të rinjve shqiptarë janë të papunë?

Papunësia në Shqipëri është një prej problemeve më të rënda që ka shoqëria.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, 29 përqind e të rinjve shqiptarë janë të papunë.

“29 përqind e të rinjve në Shqipëri janë të papunë. Madje sipas INSTAT ata nuk ndjekin as një shkollë. Ky fenomen si dhe paga minimale tejet e ulët mbetet shqetësimi kryesor në vend, ndërsa qytetarët kërkojnë një strategji konkrete zhvillimi.”

Sipas raportit, papunësia në Shqipëri edhe në vitin 2019 ka qenë me shifra shqetësuese duke shkuar në 11.5 përqind me një përmirësim prej 0.8 përqind.

Paga minimale ka shënuar rritje ndër vite, por krahasuar me çmimet mbetet ende e ulët.Ndaj dhe qytetarë kërkojnë ndryshim.

Përgjatë vitit të kaluar problematike paraqitet situata për grupmoshën 15-29 vjeç.

29 përqind e tyre nuk rezultojnë as të punësuar dhe madje nuk ndjekin as një shkollë të formimit profesional.


Shtuar 5.05.2020 15:06