Rama u bëri thirrje të denoncojnë pronarët, 12 punëtorë i përgjigjen

12 punëtorë i janë përgjigjur thirrjes së kryeministrit Rama dhe kanë denoncuar pronarët e tyre të cilët i mbajnë në punë në të zezë.

Në një intervistë, Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve tha se këto raste janë duke i ndjekur sipas ligjit, pasi nuk mund te merren masa pa u bërë verifikimit.

Delina Ibrahimaj: Ka pasur vetëm 12 raste denoncime, individësh që kanë denoncuar punëdhënësin për punë informale dhe të 12 rastet janë duke u ndjekur sipas procedurave të ligjit në zbatim, pasi kërkojnë një hetim të mirëfilltë tatimor me qëllim që të identifikohet rasti sipas legjislacionit që është në fuqi. Është e vështirë të marrësh një vendim për po apo jo nëse denoncimi është i vërtetë, pasi mund të ketë edhe raste abuzive.

Ndërsa tha se ligji parashikon ndjekje penale për punëdhënësit që mbajnë punëtorë në të zezë, Ibrahimaj bëri apel që të punësuarit informalë të denoncojnë, shkruan Ora News.

Delina Ibrahimaj: Unë i ftoj të gjithë të punësuarit informalë të denoncojnë dhe të kërkojnë atë që meritojnë në fakt, pasi situata të tilla tregojnë që vetëm për të punësuarit formale mund të ketë një mbështetje nga qeveria. /albeu.com/


Shtuar 4.05.2020 15:54