Rama sqaron njëherë e mirë pse u tërhoq nga padia ndaj BILD: Kurseva disa të holla

Kryeministri Edi Rama paditi BILD për publikimet e audiopërgjimeve të cilat përfshinin zyrtarë të PS.

Por kryeministri u tërhoq nga kjo padi, me shpjegimin e vetëm se kishte zhvilluar një takim me shefat editorial të BILD.

Mbrëmjen e sotme, gjatë një interviste në Syri.tv, kryeministri Rama ka zbuluar më shumë mbi tërheqjen e tij nga padia e bujshme.

Pjesë nga intervista:

Nuk kam shumë për të thënë lidhur me këtë sepse e kam shkruar në atë që ju zemërgjerësisht lexuat që, takimi me shefat editorialistë të gazetës ishte me të vërtetë një takim mbresëlënës nga pikëpamja e komunikimit, nga pikëpamja e diskutimit që bëmë për shumëçka dhe duke qenë se u ndërtua një marrëdhënie njerëzore dhe mu duk e pamotivueshme brenda vetes që të vazhdoja gjyqin.

Me këtë rast kurseva edhe disa të holla nga arka e Partisë Socialiste.

Por audiopërgjimet vazhdojnë në faqen e Bild. Aq kaq gjë nuk e bënin për ju këta kolegë njerëzorë të Bild?

Nuk ka qenë takim lidhur me këtë çështje. Nuk e kemi diskutuar fare këtë çështje. Ka qenë një takim me shefat editorialistë të gazetës me të cilët, e përsëris, kemi patur një diskutim për shumëçka Faktikisht, sot që flasim, kemi marrëdhënie miqësore që të tjerat pastaj janë spekulime. /albeu.com/


Shtuar 7.05.2020 20:01