Rama: Shqipëria hapet tërësisht, por jo transporti publik e lokalet e natës

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka dhënë një lajm të mirë për shqiptarët.

Shqipëria, sipas Ramës, do të hapet tërësisht por duke kufizuar disa aktivitete të rëndësishme si transporti publik, kinematë apo edhe lokalet e natës.

“Ne nga e hëna, përvec transportit publik, aktiviteteve sportive e kulturore në mbjedise të mbyllura e argëtuese, nuk do kemi asgjë tjetër të mbyllur, pra hiq transportin publik, që është problem shumë i madh në këto kushte, e pse me të drejtë shumëkush nga ju është i shqetësuar për mungesën e tij, duhet të jetë i vetëdijshëm që nuk e hapim dot ende.

Hiq baret dhe restorantet në mjedise të mbyllura, hiq palestra, qendra sportive teatro kinema e klube nate apo lokale lodrash për fëmijë të mbyllura gjithçka tjetër do jetë e hapur, që do të thotë që ekspozimi do jetë shumë i madh sidomos me baret e restorantet”. /albeu.com/


Shtuar 15.05.2020 16:14