Rama nuk lodhet, këtë herë i shkruan emigrantëve

Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjtër postim në Facebook ku ka falenderuar ata që i shkruajnë nga Italia që sipas tij janë ‘fjalë të ndjera, të vërteta nga zona e dhimbjeve të mëdha të luftës’.

Reagimi i Ramës vijon më tej duke bërë lutje që të vijojnë t’i shkruajnë në çdo kohë ndërsa i këshillon tu tregojnë të afërmve në Shqipëri se gjendja është e rëndë.

Reagimi i plotë

🔴 FALEMINDERIT NGA THELLËSIA E ZEMRËS TË GJITHËVE JU QË JENI NË ITALI DHE SHKRUANI NË FAQEN TIME FJALË TË NDJERA, TË MENÇURA, TË VËRTETA NGA ZONA E DHIMBJEVE MË TË MËDHA TË LUFTËS🙏

🔴 JU LUTEM SHKRUANI SA TË MUNDENI, KURDO E KUDO MUNDENI PËRMES FEJSBUKUT TUAJ DHE FOLUNI SA MË SHUMË NËPËR TELEFONA TË AFËRMVE E MIQVE TUAJ KËTU NË SHQIPËRI, JEPUNI KURAJO E FORCË DUKE U THËNË TË VËRTETËN! NDIHMONI QË ATA QË S’E KANË KUPTUAR APO S’DUAN TA KUPTOJNË AKOMA, QË JEMI NË NJË LUFTË TË VËRTETË DHE ANKOHEN SIKUR JEMI NË NJË LOJË KUKAMÇEFTHI, TË VIJNË SA MË SHPEJT NË VETE E TË MBLEDHIN MENDJEN!


Shtuar 17.03.2020 14:44