Rama-Meta vendosin paqe, Artan Hoxha tregon “kush do t’a hajë”

Raportet mes krerëve të shtetit Rama dhe Meta kanë ndryshuar ndërkohë është vënë re edhe një përputhje mes deklaratave të tyre.

Sipas gazetarit Artan Hoxha, “kokë turku” në këtë histrori do të bëhet kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

“Na falni, ashtu ishte nje muhabet…RESPEKTE… Vetëm një merak kam unë, çfarë u bë me ato provat dhe videot perveluese qe na u premtuan se do publikoheshin për “Grushtin e shtetit” dhe për kapjen e kushtetutes?!

Po ai hetimi parlamentar për shkarkimin e Metës, në cfarë sirtari sanitarësh ka përfunduar?! Po me atë superhetimin për Dvoranin, cfarë do bëhet tani?! Uuuuu, se mu kujtua, më duket se Dvorani, kaq e pat?!

Do ta hajë tani, si pako me llokume, që krushqit i bëjnë dhuratë njëri-tjetrit, para se të japin pëlqimin e krushqisë”, shkruan Hoxha.


Shtuar 22.04.2020 18:22