Rama ka një lajm të mirë për punonjësit e izoluar në banesa, çfarë ndodh nga e enjtja

Kryeministri Edi Rama ka treguar se nga e enjtja do të bëhet një plan garancie financiare për kompensimin e pagave të munguara të çdo biznesi që është mbyllur për shkak të situatës nga koronavirusi.

Sipas Ramës nuk do të vijë fundi i muajit pa pagë për ata që do të qëndrojnë në shtëpi.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

🔴 JU LUTEM TË GJITHË ATYRE QË JANË NË SHTËPI PAS MBYLLJES SË AKTIVITETIT EKONOMIK, TË RRINË TË QETË DHE BËJNË DURIM, TË ENJTEN DO TË KEMI GATI PLANIN E GARANCISË FINANCIARE PËR KOMPENSIMIN E PAGAVE TË MUNGUARA TË ÇDO BIZNESI!

🔴 NUK DO TË VIJË FUNDI I MUAJIT PA PAGËN E GJITHKUJT NDËR JU QË QËNDRON NË SHTËPI SI PASOJË E MBYLLJES SË BIZNESIT KU PUNON!

🔴 DURIM JU LUTEM DHE BESIM QË PO PUNOJMË PAPUSHIM PËR TË MOS LËNË ASNJË VETËM NË PËRBALLIMIN E PASOJËS FINANCIARE TË MOSVAJTJES NË PUNË!


Shtuar 17.03.2020 11:23