Rama jep njoftimin e rëndësishëm për Kosovën: Nuk ka më pengesa!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj pergjigjes se shtetit serb, ndaj thirrjes së tij për të hequr bllokimin ndaj kamionëve të Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, Rama e cilësoi këtë si një lajm të mirë.

“Nuk ka kurrfarë bllokade për kalimin e kamionëve nga Kosova në Serbi në dogana.

Ka pasur vetëm një masë që lidhej me ndalimin e lëvizjes gjatë orës policore për shkak të koronavirusit, nga e cila para dy ditësh kemi përjashtuar kamionët me artikuj themelorë edhe për shqiptarët nga Kosova”, tha ai në reagimin e tij.


Shtuar 1.04.2020 20:51