Rama flet për herë të parë pas mbledhjes së 1,15 miliardë Euro: Do vishem me rrecka për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama sonte gjendet në “Top Story” për të folur për herë të parë në lidhje me 1.15 miliardë Euro të ofruara për Shqipërinë për rindërtimin pas tërmetit.

Edhe pse gati 800 milionë euro janë kredi, Rama e ka quajtur këtë një lajm fantastik, pasi Shqipërisë iu hapën dyert nga miqtë europianë.

Ndër të tjera Rama foli edhe për kritikët të cilët e quajtën “lypje”, mbledhjen e donatorëve.

Ai tha se për Shqipërinë është gati të vishet me rrecka dhe të shtrijë dorën fizikisht për të lypur. /albeu.com/


Shtuar 18.02.2020 20:19