Rama flet pas mbledhjes së Këshillit Politik: I duan të gjitha për vete

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas mbledhjes së gjatë të Këshillit Politik.

Rama ka komentuar mbledhjen si dhe largimin para kohe të Murrizit, i cili sipas Ramës i “do të gjitha për vete…”

Fjala e Ramës para gazetarëve:

Janë dy palë që nuk i hapin rrugë njëra-tjetrës, i duan të gjitha për vete dhe do mundohemi me opozitën parlamentare që të jetë më fleksibël në këtë process.

Ndoshta nuk arrijmë të jemi të gjithë së bashku por të kemi mbështetje të mjaftueshme sepse problem këtu nuk është vetëm opozita parlamentare, por shumë parti.

Kanë një qëllim të përbashkët shumica dërrmuese e tyre për ndryshimet në kushtetutë, ku shumica bie dakord.

Në fund, nuk duhet të mbizotërojë arsyeja e thjeshtë por duhet që edhe të tjerët të marrin dicka. Shkëmbyem lirisht fjalë, gjë e mirë që ka ndodhur se jeta politike nuk mbaron.

Ngado të rrotullohesh, rrugët në demokraci të çojnë në tryezë. Sado ti marrësh mallet, përfundon në tryezë. Nuk e di cfarë të bëjë më PS kur në të gjithë këto që janë dakordësuar dhe ndryshimet kushtetuese, ne kemi mbajtur një pozicion të ekuilibruar dhe produkti të jetë gjithëpërfshirës.

Po të shihnim interesin partiak, do kishim kërkuar tjetër gjë. Jo këto që janë në tryezë. Nuk jemi future për cfarë na intereson ne, por vendin, procesit dhe zgjedhësve.


Shtuar 20.07.2020 14:45