Qytetarët në izolim, arinjtë ”zbarkojnë” në Pogradec (FOTO LAJM)

Tahmë prej pothuajse një muaj, shqiptarët janë në izolim si pasojë e pandemisë. Duke ”përfituar” nga kjo situatë rrugët i përkasin kafshëve të egra.

Disa arinj janë parë, sikundër shihet dhe në foto në Pogradec teksa ushqehen shumë pranë zonave të banuara.

Fotot janë bërë në fshatin Llëngë, Mokërr e Sipërme në Pogradec ndërsa pasi kanë dëgjuar një banor që ka fishkëllyer, ata janë larguar me shpejtësi pasi janë trembur.


Shtuar 7.04.2020 15:45