Qëlloi një polic, arrestohet i shumë kërkuari në Elbasan

Një person i shumë kërkuar nga Policia e Shtetit është vënë në pranga ditën e sotme.

Policia e Elbasanit e kishte pikasur Dhimitër Bibën në zonën e Bradasheshit dhe kanë shkuar që ta arrestojnë.

Bëhet me dije se gjatë tentativës për ta arrestuar, Biba ka sulmuar një nga efektivët dhe ka arritur të shpëtojë.

Blutë janë vënë menjëherë në ndjekje dhe pas 10 orësh kërkime, ata kanë arritur që ta vënë në pranga të shumë kërkuarin.


Shtuar 21.08.2020 18:42