Protesta e dytë për shembjen e Teatrit, kur dhe ku do të mbahet

Ditën e sotme, Aleanca për Mbrojtjen e Tetarit ka thirrur një tubim qytetar për të kundërshtuar atë që i ndodhi godinës historike.

Protesta do të fillojë rreth orës 17:30, njëjtë me të parën që u zhvillua në sheshin dhe rrugën mes Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Brendshme.

Por ashtu siç ndodhi në tubimin e së hënës, edhe sot nuk pritet të ketë folës politikanë apo anëtarë të partive.

Si në protestën e parë, në podium do të ngjiten për të folur vetëm artistët dhe ata aktivistë të shoqërisë civile, që për më shumë se dy vite luftuan për ta mbrojtur godinën historike dhe që një pjesë e mirë e tyre ishin brenda në ndërtesë kur filloi shembja nga fadroma e INUV-it.


Shtuar 20.05.2020 06:41