Presidenti i Venezuelës: Gratë të lindin 6 fëmijë për të mirën e vendit

Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik mbarëbotëror me deklaratën e tij.

Ai iu ka kërkuar grave që të bëjnë nga gjashtë fëmijë “për të mirën e vendit”.

“Zoti ju bekoftë që keni dhënë jetë për gjashtë vajza dhe djem të vegjël”, i tha Maduro një gruaje që ndoqi ngjarjen e kujdesit shëndetësor.

“Çdo grua duhet të ketë gjashtë fëmijë për të mirën e vendit”, tha ai, duke shtuar se kjo ishte “java e grave”, një referencë për Ditën Ndërkombëtare të Grave në 8 Mars.


Shtuar 4.03.2020 17:28