Plagosja e dyfishtë në Mamurras, si ndodhi ngjarja

Një konflikt mes disa të rinjve për pak është kthyer në tragjedi mbrëmjen e sotme në Mamurras.

Të plagosur nga konflikti shtetasit, K. Z. dhe O. L , përkatësisht 21 dhe 20 vjeç, ndërsa ngjarja ka ndodhur pranë një lokali në Fushë-Mamurras, dyshohet pas një konflikti mes të rinjsh.

Dy të rinjtë kanë marrë plumba në pjesën e këmbëve ndërsa janë dërguar me urgjencë drejtë Spitalit ët Traumës në Tiranë, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Plotë

Plagosen me armë zjarri dy të rinj, Policia zbardh menjeherë ngjarjen, identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar.

Rreth orës 22:05, në afërsi të Mamurrasit, Kurbin, në një rrugë rurale, në rrethana ende të paqarta mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasit K.L. dhe E.Z., të dy 21 vjeç, banues në Mamurras, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë.

Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes, konkretisht shtetasi E.N, 22 vjeç.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 17.05.2020 21:20