Plagosja e dyfishtë, çfarë ndodhi mbrëmë në Vlorë

Një plagosje me armë zjarri tronditi mbrëmjene djeshme Vlorën.

Të plagosur mbetën Nikollaq Çepajt, 36 vjeç, dhe Ronald Çepajt, 27 vjeç, të dy banues në Vlorë. Nikollaq Çepaj ishte i martuar me motrën e Ronaldit dhe kishte marrë mbiemrin e bashkëshortes së tij, ndërsa kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga burgu.

Mësohet se autori kishte hyrë në lokal dhe kishte qëlluar në drejtim të Nikollaq Çepajt, ndërsa i plagosur aksidentalisht ka mbetur dhe kunati i tij. Nikollaq Çepaj ishte arrestuar në qershor të vitit 2018, pasi akuzohej si autori i plagosjes me armë zjarri të shtetasit Eraldo Lazaj, brenda një lokali, në lagjen “Pavarësia”, të qytetit bregdetar, ndërsa 3 ditë më parë kishte fituar lirinë.

Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Traumës, pasi ka marrë 5 plumba, 1 prej të cilëve në kokë, ndërsa kunati i tij ndodhet në spitalin e Vlorës, ku thuhet se ka marrë 2 plumba në të njëjtën këmbë./albeu.com/


Shtuar 19.01.2020 08:17